Çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës? Dy aksidente me vdekje dhe 8 të plagosur, mes tyre një fëmijë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin R. M., 24 vjeç, pasi dje, në Fushë-Krujë, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. R., 73 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe(pasagjere në automjetin e 73-vjeçarit), ndërsa janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe shtetasja A. S. (këmbësore), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. Gj., 33 vjeç, pasi dje, kamioni që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi H. D., 61 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën. Nga aksidenti u dëmtua edhe shtetasi K. A. (punonjës policie jashtë detyre), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasin A. H., 38 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur fillimisht me motomjetin e shtetasit H. M., e më pas ka përplasur këmbësoren D. K. Si pasojë, këta të fundit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasit Sh. Ç. (B.), 36 vjeç dhe H. T., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasen V. D., pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. T., pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar një të mitur këmbësor, i cili, pas mjekimit, është larguar në banesë;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasit H. S. dhe A. B., pasi mjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar shtetasi H. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
