U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…
Fredi Alvarez u fut nga stoli dhe u shndërrua në heroin e Tiranës në triumfin 2 me 1 ndaj Partizanit. Futbollisti nga Kosta Rika, u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për “RTSH”, deklaroi:
“Jam shumë i kënaqur për 3 pikët e ekipit, e rëndësishme është që u futa në fushë dhe arritëm të merrnim 3 pikë. Trajneri e ka në dorë kush luan nga fillimi dhe kush hyn në pjesë të dytë. Trajneri e mendoi që mund ta ndihmoj ekipin duke u futur nga stoli dhe për fat të mirë funksionoi.
Forca ime është që të gjuaj nga distanca, e mendova dhe e tentova. Unë me tifozët dhe klubin jam shumë i kënaqur, më kanë ndihmuar në momentin më të vështirë timin, më janë gjendur pranë dhe siç e thashë, sot jam shumë i kënaqur për 3 pikët”, deklaroi Alvarez.
