“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze
Pak ditë para finales, Rogerti, finalisti i Big Brother VIP Albania ka deklaruar brenda shtëpisë se për Juelën ka pasur pëlqim, por për çdo gjë është frenuar sepse është i martuar. Pasi i dëgjoi këto deklarata në post Big Brother, Juela reagoi e shtangur duke thënë se mund ta këtë thënë gabimisht.
Por Rogerti i është përgjigjur me pyetje retorike: Kush moj është shprehur gabimisht?
Diskutimet mes tyre mbremjen e kaluar ne Prime:
Juela: Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime duket si dedikim për Rogertin… po ti pse u përlote?
Rogerti: Sepse ti sakrifikove….
Juela: Unë isha shumë e lumtur që ishe në finale
Rogerti– Nuk më ke mbrojtur aq shumë sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë….
Ledioni– Nëse nuk do ishe i martuar a do të kishe pëlqim për Juelën?
Rogerti– Patjetër o vëlla, më ka bërë gruan xheloze. Ajo ka takuar gruan time dy herë në kafe
Juela– Ai është shprehur gabimisht
Rogerti– Kush është shprehur gabimisht moj?
Juela– Ai mua nuk më pëlqen në atë aspekt, si njeri më pëlqen shumë
Kujtojme se pas BBVA, Rogerti ka nisur koncertet e tij ndersa Juela ka paralajmeruar se do rikthehet me projekte te reja muzikore.
