Sun, Apr 26, 2026

U vra në Lezhë, e shkuara e errët e Kreshnik Mujecit

U vra në Lezhë, e shkuara e errët e Kreshnik Mujecit
  • PublishedApril 26, 2026

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë një burrë dhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti i tyre tip Audi Q7 u qëllua me breshëri plumbash.

Një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci i cili rezulton një emër i njohur për autoritetet. Burime bëjnë me dije se në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj, pasi akuzoheshin për vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.

Këto të dhëna pritet të jenë pjesë e hetimeve që po kryhen nga autoritetet, për të hedhur dritë mbi motivet e mundshme të atentatit të fundit, i cili dyshohet të ketë qenë i mirëorganizuar. Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë një burrë dhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti i tyre tip Audi Q7 u qëllua me breshëri plumbash.