Wed, May 20, 2026

VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League
  • PublishedMay 20, 2026

Aston Villa është fituese e Europa League. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery fitoi 0-3 në Stamboll ndaj Freiburg. Pjesa e parë u vendos nga dy supergola të Tielemans dhe Buendia.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Rogers që thelloi. Shumë pak për të thënë për Freiburg, që nuk hyri dot në lojë. Aston Villa rikthehet të fitojë një trofe të madh pas 30 vitesh. Në 1996, skuadra nga Birmingham pati fituar League Cup.

Sakaq, Aston Villa i dha fund një pritjeje 44-vjeçare për një titull evropian dhe do të luajë përsëri në Champions sezonin e ardhshëm si fitues i Europa League.