Wed, Aug 26, 2026

EKSKLUZIVE/ 2 orë ndjekje nga Elbasani në Durrës! Jo vetëm Agasin, policia gati arrestimin e një tjetër të forti, por nuk u shfaq

EKSKLUZIVE/ 2 orë ndjekje nga Elbasani në Durrës! Jo vetëm Agasin, policia gati arrestimin e një tjetër të forti, por nuk u shfaq
  • PublishedAugust 26, 2026

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t, është arrestuar këtë të mërkurë në Durrës.

Agasi është vënë në pranga nga Forcat Operacionale në zonën e Plepave, teksa udhëtonte me automjet nga Elbasani drejt Durrësit. Në momentin e arrestimit, ai ndodhej në makinë së bashku me Uljan Shpatarakun, ish-policin e shpallur gjithashtu në kërkim, i cili njihej si person i afërt me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

EKSKLUZIVE/ Shoferi i Ergys Agasit, kapet edhe Uljan Shpataraku

Në operacionin për kapjen e Agasit janë angazhuar forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Forcat Operacionale dhe struktura të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve për InfoNews, Agasi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekje për më shumë se dy orë sot, ndërsa forcat e policisë kishin planifikuar ndërhyrjen në momentin e përshtatshëm. Ndërkohë prej më shumë se një muaji, strukturat e policisë kanë qenë në gjurmët e Ergys Agasit, duke e mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekje të gjitha lidhjet e tij deri në momentin kur është shfaqur sot.

I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit

Burimet bëjnë me dije se operacioni kishte në fokus edhe kapjen e një tjetër personazhi të shumëkërkuar nga SPAK, i cili pritej të shfaqej në zonën ku po zhvillohej ndjekja. Megjithatë, personi tjetër nuk është shfaqur dhe, në këto kushte, policia ka ndërhyrë për të arrestuar Ergys Agasin.

Arrestimi i tij pritet të jetë pjesë e zhvillimeve të reja në hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Reklamë