Sat, Oct 10, 2026

Vajza e Luis Enriques përfshihet në aksident fatal në Spanjë

Vajza e Luis Enriques përfshihet në aksident fatal në Spanjë
  • PublishedOctober 10, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar të enjten pasdite në Oliva, Valencia, në Spanjë, ku një makinë u përplas me një motoçikletë, duke i marrë jetën drejtuesit të motorit, një 20-vjeçari. Në makinë ndodhej edhe Cira Martinez, vajza e trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, e cila nuk pësoi lëndime.

Sipas mediave spanjolle, automjeti drejtohej nga një shtetas britanik, i cili tashmë po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Testet për përdorimin e alkoolit dhe drogës ndaj drejtuesit të makinës kanë rezultuar negative. Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e ndaluar, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt hetimi.



“ ✓”