Tue, Nov 24, 2026

Juve në kërkim të një “bomberi”, Scamacca në krye të listës

Juve në kërkim të një “bomberi”, Scamacca në krye të listës
  • PublishedNovember 24, 2026

“Një qendërsulmues me çdo kusht, mundësisht 1,95 cm i gjatë” Ky ishte mesazhi i qartë dhe i prerë i Luciano Spallettit menjëherë pas suksesit 4-0 përballë Venezia-s. Sigurisht, Spalletti ka në dispozicion Woltemade, por karaktersitikat dhe rendimenti i tij nuk kënaqin trajnerin e “Zonjës së Vjetër”.

Në këto kushte, është e qartë se Juve pritet të futet në merkato në janarit për të plotësuar këtë kusht të vendosur nga trajneri. Në situata të tilla, emrat që qarkullojnë në mediat janë të shumtë, por për momentin, dëshira kryesore e Spallettit, është sulmuesi i Atalanta-s, Gianluca Scamacca.

“Bomberi” azzurr është një njohje e vjetër e Spallettit, pasi e kishte sulmues kryesor gjatë kohës që drejtonte Italinë. Çuditërisht, Scamacca është ekzaktësisht 1,95 cm i gjatë, dhe plotëson të gjithë karakteristikat e tjera që trajneri i Juves kërkon.



“ ✓”