Wed, Nov 25, 2026

Ben Shelton dhe Trinity Rodman i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit sportiv

Ben Shelton dhe Trinity Rodman i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit sportiv
  • PublishedNovember 25, 2026


Tenisti amerikan Ben Shelton dhe futbollistja Trinity Rodman i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas afro dy vitesh së bashku. Sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, vendimi për t’u ndarë erdhi si pasojë e vështirësive për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, për shkak të angazhimeve të shumta sportive dhe udhëtimeve të vazhdueshme.

Pavarësisht se të dy janë përpjekur të mbështesin njëri-tjetrin në aktivitetet sportive, kalendari i ngjeshur e ka bërë gjithnjë e më të vështirë vazhdimin e marrëdhënies. Shelton garon në turnetë ndërkombëtarë të tenisit, ndërsa Rodman është pjesë e Washington Spirit në kampionatin amerikan të futbollit për femra.

Image

Vështirësitë e kësaj lidhjeje në distancë ishin pranuar edhe nga vetë tenisti në një intervistë për US Weekly, në shtator.

“Është vërtet e vështirë. Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se, kur kemi pak kohë të lirë ose disa ditë pushim, jemi aq të lodhur saqë bëhet e vështirë të bëjmë diçka tjetër. Është e vështirë të gjesh kohë”, ishte shprehur Shelton.

Rodman kishte qenë e pranishme në thuajse të gjitha ndeshjet e Shelton gjatë US Open të këtij viti, ndërsa tenisti e kishte mbështetur futbollisten edhe në finalen e kampionatit NWSL në nëntor të vitit të kaluar.

Image

Megjithatë, ai nuk ishte i pranishëm në finalen e së shtunës, ku Washington Spirit u mposht sërish nga Kansas City Current.

Shelton dhe Rodman nisën të frekuentoheshin rreth marsit të vitit 2025. Gjatë kësaj periudhe, lidhja e tyre u karakterizua kryesisht nga distanca, për shkak të udhëtimeve të shpeshta të tenistit në turnetë e ATP-së.

Sipas raportimeve, ndarja është bërë në kushte të mira dhe dy sportistët kanë ruajtur marrëdhënie pozitive me njëri-tjetrin.

Image