Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Mbërrijnë në Portin e Vlorës 2000 udhëtarë nga Italia
VLORË
Një numër i madh emigrantësh dhe turistësh kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës nga Italia.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “” se vetëm ditën e sotme në portin e Vlorës kanë zbritur 2000 pasagjerë, 220 automjete dhe 20 autobusë. Bëhet fjalë për emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime, por edhe turistë.
Me sa duket fluksi ka të bëjë me nisjen e pushimeve të gushtit. E diela është edhe dita me numrin më të madh të atyre që kanë mbërritur nga Italia deri më tani përmes Portit të Vlorës.