Thu, Aug 21, 2025

“Tronditet” Real Madrid para kampionatit, titullari dëmtohet dhe mungon disa muaj

  • PublishedAugust 10, 2023

Real Madrid ka humbur shërbimet e portierit Courtois. “Gardiani” i njohur ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e ditës së sotme, çka do të thotë se do të mungojë për një kohë të gjatë.

Kështu, në këto kushte, Los Blancos do të kërkojnë të gjejnë një zgjidhje alternaative. Belgu Courtois ka mbrojtur shtyllat e Real Madrid për 31 ndeshje në edicionin e kaluar të La Liga.

Ai u transferua te gjigandët spanjoll në vitin 2018, pas një eksperience në Premier League te Chelsea. Gjithashtu, ka kontribuar për Genk dhe Atletico Madrid.

()

AlbaniaWeb.net