Thu, Sep 11, 2025

U bllokuan nga bora, nis lëvizja e mjeteve në Rrugën e Arbrit

  • PublishedNovember 25, 2023

Për disa orë me radhë, thuajse 300 mjete u bllokuan në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dëborës.

Mësohet se tashmë ka nisur qarkullimi dhe mjetet që po shkonin në Dibër po kthehen në Tiranë.

Moti i keq, ARRSH: Ja si është gjendja e rrugëve në vend…

Më herët Policia Rrugore e Dibrës i ka ardhur në ndihmë një familjeje, e cila ishte bllokuar në automjet, në bypassin e Qafë Murrizit.

Ata morën fëmijët dhe prindërit e tyre dhe me një automjet privat të një punonjësi të policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion.

Të bllokuar në makinë në Qafën e Murrizit, policia ndërhyn për të ndihmuar familjen

 

AlbaniaWeb.net