Grabitet argjendaria në Kamëz, hajdutët ja mbathin me bizhuteritë
Një argjendari në Kamëz është grabitur pasditen e sotme.
Nga sa raportohet hajdutët janë 3, ata ka vjedhur disa bizhuteri floriri të cilat ndodheshin mbi tavolinë dhe janë larguar menjëherë.
Dyshohet se njëri prej tyre kishte armë zjarri.
Rrethanat e sakta të ngjarjes nuk dihen ende, hajdutët mbeten ende të paidentifikuar ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.