Fri, Sep 12, 2025

Sulm i rëndë me thikë dhe çekan, vdes turisti gjerman

  • PublishedDecember 3, 2023

Një turist gjerman dhe dy burra të tjerë janë plagosur me thikë dhe çekiç në qendër Parisit.

Sulmi ndodhi në Kullën Eifel, pak para orës 21:00.

Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë hapur një hetim. Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman.

Dy personat e plagosur, një francez rreth 60 vjeç dhe një turist i huaj – u trajtuan nga shërbimet e urgjencës dhe asnjëri nuk ishte në rrezik për jetën.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se viktima, i lindur në vitin 1999, ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje.

AlbaniaWeb.net