Fri, Sep 12, 2025

Vrasja e Liridonës , familjarët e saj të pranishëm në gjykatë

  • PublishedDecember 3, 2023

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli më 29 nëntor.

Në mesin e të dyshuarve si i përfshirë në këtë vrasje është bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli dhe dy persona të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Ky i fundit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vrasja e Liridonës/ Dalin sot para gjykatës bashkëshorti dhe 2 të dyshuarit

Në ambientet ku do të zhvillohet edhe seanca gjyqësore tashmë kanë arritur edhe familjarët të së ndjerës, raporton Telegrafi.

Seanca është caktuar në orën 9:30, por nuk dihet nëse do të jetë e hapur për mediat.

Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

/Telegrafi/

AlbaniaWeb.net