Fri, Sep 12, 2025

Familjarët kërkojnë zhvarrosjen Liridonës: Ende nuk kemi përgjigje

  • PublishedDecember 3, 2023

Ditën e sotme po mbahet seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademajt.

I pranishëm ka qenë edhe vëllai i Ademajt. Ky i fundit ka tentuar që të dorëzojë kërkesën për zhvarrimin e trupit të motrës së tij.

Ai tha se prokuroria duhet të nxitojë sepse familjarët e Liridonës janë në gjendje të rëndë emocionale dhe zhvarrosja e saj do t’ia lehtësonte sadopak.

Familjarët thanë se ende nuk kanë marrë përgjigje.

AlbaniaWeb.net