Fri, Sep 12, 2025

Daku surprizohet nga grupi i Shqipërisë: Çfarë është kjo miku im?!

  • PublishedDecember 3, 2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit u shortua në grupin e “ferrit” në Euro 2024.

Kombëtare si Spanja, Kroacia dhe Italia d të jenë provat e duhura për të provuar forv[n e kuqezinjëve.

Për këtë grup ka reaguar dhe lojtari i Kombëtares, Mirlind Daku, të cilin e ka surprizuar grupi në të cilin do të luaj Shqipëria gjithashtu shprehet teje entuziast dhe beson se ekipi është gati për këto përballje.

“Çfarë është kjo miku im?! (Qesh). Ky i është një nga grupet më të forta.

Besoj te kombëtarja ime, sepse ne treguam në kualifikuese se jemi ekip i fortë. Ne duhet ta shijojmë, ne duhet të luftojmë si gjithmonë dhe shpresoj unë si një lojtar i Rubinit të luaj atje. Faleminderit për suportin e madh që ju më keni dhënë mua sepse pa ju nuk do të isha pjesë e këtij suksesi që patëm.

Spanjë, Kroaci, Itali bëhuni gati. Shihemi së shpejtë”, tha Daku në video-mesazhin e bërë nga klubi i tij, Rubin Kazan.