Sat, Sep 13, 2025

Makina përfundon në kanal, ndërron jetë shqiptari në Greqi

  • PublishedDecember 3, 2023

Një aksident tragjik në Greqi ka lënë të plagosur rëndë një shqiptar ndërsa një 61-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas mediave greke, dy personat me origjinë shqiptare po udhëtonin me makinë kur shoferi 33-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën.

Pas përplasjes makina ka përfunduar në një kanal.

Dy shqiptarët fillimisht janë nxjerrë nga makina për tu dërguar në spital por pasagjeri 61-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Aksidenti është duke u hetuar nga policia greke për të kuptuar shkaqet e tij.

AlbaniaWeb.net