Tue, Sep 2, 2025

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, isha me pushime”, del dëshmia e portugezit

  • PublishedJanuary 2, 2024

Sot në Gjykatën e Lezhës është paraqitur Ruben Saraiva i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. “Akuzat i kam marrë vesh nga mediat”, ka deklaruar i akuzuari, për të cilin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjithashtu edhe avokati i portugezit është shprehur po njësoj, duke thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit.
Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi, me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

2 ditë pas ekstradimit në Shqipëri, del sot para gjykatës portugezi që vrau Ardian Nikulajn

Për kryerjen e kësaj vrasje urdhërues dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili ne bashkëpunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.

Gjykata jep masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt

AlbaniaWeb.net