Një astrologe në BBVIP3, Meri Shehu: Dua të gjej dashurinë në Big Brother

Astrologia Meri Shehu është banorja e tretë e Big Brother Vip 3. Meri është astrologia më e famshme në Shqipëri. Me një karrierë 20 vjeçare në fushën e astrologjisë, e pranishme thuajse çdo ditë në studio televizive ku bën parashikimin e yjeve për shenjat e zoodiakut. Ka përfunduar shkollën e astrologjisë në Greqi dhe njihet për humorin dhe batutat spontane.
“Ky është viti i binjakëve, mua më mungonte Big Brother në kuptimin që doja ta shijoja, e kam parë shumicën e prezantuesve, spektaklit, tashmë dua të shijoj nga brenda këtë eksperiencë kaq të bukur dhe që ndiqet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. Si fillim do të njoh karakteret dhe do të përpiqem t’i analizoj me shenjat. Gaforret kapin ganxhat, binjakët kanë sharmin, binjakët shkojnë mirë me ujorin”, tha Meri, e cila ka shtuar se ishte e hapur te krijonte dhe nje lidhje e te gjente dashurine brenda Big Brother.
AlbaniaWeb,net
