Roma mendon për të ardhmen, sulmuesi shqiptar firmos në kryeqytet

Roma ka afruar në skuadër një futbollist shqiptar. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar ardhjen nga Interi të sulmuesit të ri Kevin Zefi, lojtar që do t’i bashkohet Primaveras.
Futbollisti i lindur në vitin 2005, këtë sezon me zikaltërit U18 ka zhvilluar 5 paraqitje, ndërsa 3 gola mbajnë firmën e tij. Tani, Zefin e pret aventurë e re, me debutimin tek të rinjtë e Romës që mund të vijë shumë shpejt.
Kevin Zefi shihet si mjaft me prespektivë për sulmin e skuadrës dhe në vitet në vijim, mund të aktivizohet te ekipi i parë. “Mirë se vini në ekipin tonë Primavera Kevin Zefi” – Shkruan Roma, krahas imazhit të lojtarit me fanellën.
🤝 Benvenuto nella nostra squadra Primavera a Kevin Zefi, attaccante irlandese classe 2005, proveniente dall’Inter#ASRoma pic.twitter.com/fNc3myRVKK
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 13, 2024
(J.S/)
