Aksident tragjik në Tepelenë! Humbin jetën katër persona të paidentifikuar, dy ndodhen në spital. Shkak dyshohet…

Një aksident tragjik me katër viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur në Tepelenë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku u përfshinë në aksident 3 automjete. Sipas policisë, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërsa sipas gazetares Kristina Fidhi, dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, që shkaktoi aksidentin, nga verifikimet paraprake mendohet se ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht, dhe shpejtësia mbi normën.
Siç duket edhe nga fotot, aksidenti ka qenë i fortë, pasi një makinë është shtypur pothuajse e gjitha. Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë personat e bllokuar në automjete, por katër prej tyre fatkeqësisht nuk kanë mbijetuar dot.
AlbaniaWeb.net

