Thu, Aug 28, 2025

Sulmi në Moskë/Ambasada Amerikane: Shmangni grumbullimet për 48 orë

  • PublishedMarch 22, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Moskë, ku disa persona të armatosur kanë hyrë në një sallë të madhe koncertesh dhe kanë qëlluar drejt turmës.

Për pasojë kanë mbetur 40 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Sakaq, Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një alarm për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar atyre që të shmangin vendet e mbushura me njerëz për 48 orët e ardhshme dhe të ndjekin përditësimet në mediat lokale.