Wed, Nov 26, 2025

Tragjedi në Lushnje! 22-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

Tragjedi në Lushnje! 22-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë
  • PublishedApril 3, 2024

Një ngjarje e rëndë është regjustruar pasditen e sotme në fshatin Pluk të Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 ku një 22-vjeçar i identifikuar si K.H është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë nga familjarët e tij.

Dyshohet se i riu është vetëvarur por shkaqet janë ende të paqarta.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.