Sat, Nov 22, 2025

Hetimet në Kadastër/ GJKKO jep masat për katër punonjës, detaje nga aksioni i SPAK, kush ra në prangat e policisë (Emrat)

Hetimet në Kadastër/ GJKKO jep masat për katër punonjës, detaje nga aksioni i SPAK, kush ra në prangat e policisë (Emrat)
  • PublishedApril 26, 2024

Katër masa sigurie janë dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion këtë të premte pas hetimeve në Kadastër.

GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stoka 46 vjeç dhe Agim Osma 62 vjeç.

Ndërsa për Alqi Hajdinin 47 vjeç vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti 67 vjeç masën detyrim paraqitje.

Dritan Stoka dhe Agim Osma u arrestuan sot gjatë një aksioni të policisë me urdhër të SPAK.


AlbaniaWeb.net