Fri, May 8, 2026

Sot Dita e Dëshmorëve të Kombit, në emër të Begajt vendosen kurora me lule pranë Monumentit “Nëna Shqipëri” (Foto)

Sot Dita e Dëshmorëve të Kombit, në emër të Begajt vendosen kurora me lule pranë Monumentit “Nëna Shqipëri” (Foto)
  • PublishedMay 5, 2024

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut.

Në emër të kreut të shtetit u vendos edhe një kurorë me lule pranë Monumentit “ Nëna Shqipëri”.

“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë.
Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyre i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!”, thuhet në mesazhin e plotë të presidencës.


AlbaniaWeb.net