Thu, Mar 19, 2026

Ekzekutimi i Roan Brahimit në mes të Athinës, flet partnerja e tij: Nuk më pati thënë se do vinte! Pas të shtënave, nuk mbaj mend asgjë, fëmija pa gjithçka

Ekzekutimi i Roan Brahimit në mes të Athinës, flet partnerja e tij: Nuk më pati thënë se do vinte! Pas të shtënave, nuk mbaj mend asgjë, fëmija pa gjithçka
  • PublishedMay 11, 2024

Detaje te reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditë më parë në Athinë ku u ekzekutua me armë zjarri 32 vjeçari shqiptar Roan Brahimi.

Partnerja e tij e cila mbeti e plagosur lehtë nga atentati, ka folur për median greke, Neësit.gr duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Roan Brahimi do të vinte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”- është shprehur partnerja e Brahimit.

Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se ishte e pranishme në makinë por nuk mbante mend sesi ndodhi. Ndërsa shtoi se fëmija i mitur i pa të gjitha.

“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”- shtoi ajo.

Sipas mediave greke, në momentin që është qëlluar Roan Brahimi, partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej.


AlbaniaWeb.net