Thu, Mar 19, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 24 vjeçari! Policia në kërkim të autorit (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 24 vjeçari! Policia në kërkim të autorit (EMRI)
  • PublishedMay 11, 2024

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme (11 maj) rreth orës 16:00 në lagjen “Salo Salihi” të Shkodrës.

Shkak për të shtënat me armë zjarri dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes të rinjve.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur në kofshë 24 vjeçari Jaser Osmani i cili u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit i cili ia ka mbathur nga vendngjarja.


AlbaniaWeb.net