Fri, Nov 28, 2025

VIDEO/ Travis Scott dhe shoku i Tyga-s përplasen fizikisht në Kanë

VIDEO/ Travis Scott dhe shoku i Tyga-s përplasen fizikisht në Kanë
  • PublishedMay 25, 2024

Travis Scott u përlesh me të dashurin e Cher , Alexander “AE” Edwards gjatë një feste në Festivalin e Filmit në Kanë, sipas videove të shpërndara nëpër media.

Përleshja ka ndodhur teksa ata ishin në skenë me Tyga-n, i cili qëndronte pas kabinës së DJ-ve.

Është e paqartë se kush e nisi sherrin fizik ose çfarë e provokoi debatin.

Sakaq rikujtojmë që të dy, Scott dhe Tyga, kanë qenë të lidhur me personazhin televiziv Kylie Jenner, me të cilën reperi i Astroworld ka vajzën Stormi, 6 vjeç dhe djalin Aire, 2 vjeç, ku çifti ishte bashkë nga viti 2017 deri në vitin 2022.