Pas ndarjes nga Fedez, Chiara ‘ia vë syrin’ aktorit të njohur amerikan
![]()
Ditët e fundit, kërkimi “Jacob Elordi dhe Chiara Ferragni” është bërë viral, duke tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve. Por pse këta dy emra janë kaq të kërkuar së bashku?
Chiara Ferragni, sipërmarrësja dhe ikona e stilit, është gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. Ajo ka postuar një gotë me fytyrën e aktorit ku shkruan ‘Manifestoj’. Dhe që nga ai moment, kurioziteti i njerëzve ‘shpërtheu’, duke bërë që kërkimi “Jacob Elordi dhe Chiara Ferragni” të bëhej viral.
![]()
Kujtojmë se Chiara Ferragni dhe reperi Fedez, po kalojnë një periudhë të vështirë dhe në qendër të vëmendjes është çdo lëvizje e tyre.
Jacob Elordi, i njohur për rolin e tij si Nate Jacobs në trilogjinë e filmave hit ‘Euphoria’ dhe ‘The Kissing Booth’ në Netflix, është një figurë e dashur nga shumë njerëz. Ferragni zbuloi pak kohë më parë se Jacob Elordi është “dashuria” e saj nga aktorët.
Nuk është sekret që ne të gjithë kemi një dashuri nga personat e famshëm. Qofshin aktorë, këngëtarë apo influencues, këto personazhe publike zënë një vend të veçantë në zemrat tona.
Popullariteti i Jacob Elordi në TikTok është rritur falë edhe klipeve dhe videove të fansave që tregojnë sharmin dhe talentin e tij në aktrim. Kombinimi i këtyre faktorëve e bëri të pashmangshëm shpërthimin e kërkimit për “Jacob Elordi dhe Chiara Ferragni”.
