Fri, May 15, 2026

Lojtari i Francës i përgjigjet kritikave: Nëse nuk iu pëlqen si luajmë, problemi juaj!

Lojtari i Francës i përgjigjet kritikave: Nëse nuk iu pëlqen si luajmë, problemi juaj!
  • PublishedJuly 7, 2024

Franca është një nga kombëtaret që po kritikohet më së shumti për mënyrën e lojës në këtë Europian. Gjithsesi, për të gjithë, duket se sulmuesi Ousmane Dembele, e ka një përgjigje.

“Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si ne luajmë, ky është problemi juaj. Ne krijojmë raste, por nuk mund t’i realizojmë. Kjo është gjëja pozitive”, – tha ai. Të besuarit e Deschamps do të sfidojnë Spanjën në gjysmëfinale.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net