Thu, Mar 19, 2026

Mourinho nis nga puna te Fenerbahce, trajneri portugez kërkon sulmuesin që luajti te Milan

Mourinho nis nga puna te Fenerbahce, trajneri portugez kërkon sulmuesin që luajti te Milan
  • PublishedJuly 18, 2024

Fenerbahce po mendon për merkaton. Pasi zyrtarizuan në stol Jose Mourinhon, vëmendja është e fokusuar te afrimet.

Trajneri portugez Mourinho, ka kërkuar në skuadër Luka Jovic. Jovic, u aktivizua së fundmi tek Milani, me sulmuesin që realizoi 6 gola dhe dhuroi një asist, në 23 ndeshje të luajtura. 26-vjeçari ka një stil loje, që i përshtatet në maksimum asaj që kërkon “Special One”.

Turqia mbetet një destinacion interesant për Jovic, i cili mund të kërkojë të nisë një aventurë të re. Futbollisti serb ka luajtur në La Liga për Real Madrid, në Gjermani për Frankfurt dhe në Itali për Fiorentinën.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net