Fri, Nov 21, 2025

Bebe Rexha ndan pamje nga vizita në Dibër, rikthehet në vendlindje pas 12 vitesh

Bebe Rexha ndan pamje nga vizita në Dibër, rikthehet në vendlindje pas 12 vitesh
  • PublishedJuly 29, 2024

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh. Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.

Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Aty shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.

‘Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.‘- shkruan Bebe.