Thu, Dec 4, 2025

Sara Hoxha zbulon më në fund nëse do të martohet këtë vit me Ledrin

Sara Hoxha zbulon më në fund nëse do të martohet këtë vit me Ledrin
  • PublishedMay 26, 2023

Ledri Vula lançoi më 24 maj albumin e tij të ri “1 G.O.A.T për ty”. Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike.

Sigurisht vëmendje mori edhe partnerja e tij Sara Hoxha, që është kthyer në një personazh shumë të dashur. Në një intervistë për ‘T7’, Sara ka folur rreth gjërave të reja, projekteve e jetës personale.

Ajo la të kuptohet se në verë do vijë me një projekt, por nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë. “Do e shikoni shumë shpejt, nuk mund të flasë akoma”-tha ajo.

E pyetur nëse do ketë dasmë këtë vit, influencerja e mohoi duke thënë se nuk kanë asnjë plan. “Jo. Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan.”- u përgjigj Sara.

Sa i përket planeve për zgjerimin e familjes ajo tha:

“Kemi menduar shpeshherë (për një motër ose vëlla për Poem). Unë dëshirë kam të bëj dhjetë (fëmijë), por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. (qesh) Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi most ë mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”.

Gjithashtu, ajo deklaroi se nuk do jetë pjesë e asnjë prej videoklipeve të Ledrit të xhiruara për albumin e ri.