Sat, Dec 20, 2025

Leo Donnarumma bëhet baba për herë të parë, publikon imazhe ku mban në krah të porsalindurin

Leo Donnarumma bëhet baba për herë të parë, publikon imazhe ku mban në krah të porsalindurin
  • PublishedSeptember 15, 2024

Leo Donnarumma ka ardhur në jetë. Lajmi u bë i ditur nga babai i tij, portieri italian, Gianluigi ‘Gigio’ Donnarumma, i cili ka publikuar fotot e të porsalindurit nga materniteti.

Partnerja e tij Alessia Elefante mësohet se ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë më 13 shtator.

“Leo Donnarumma 24.09.13 ”, shkroi ai krahas imazheve ku mban në krahë të porsalindurin.

Gjithashtu edhe klubi i Paris Saint Germain, skuadra ku luan Donnarumma, ka bërë një njoftim në X: “Familja e Donnarumma është zgjeruar. Klubi i dërgon urimet më të mira Gigio dhe gruas që solli në jetë vogëlushin Leo. Nëna edhe fëmija janë mirë”.

AlbaniaWeb.net