Thu, Mar 19, 2026

Në prag të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, çfarë pritet të ndodhë sot

Në prag të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, çfarë pritet të ndodhë sot
  • PublishedSeptember 27, 2024

Ndërsa pritet mbajtja e mbledhjes së grupit parlamentar të PD në orën 12:00, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në seli prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Në ambientet e selisë blu ndodhen Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, teksa në mbledhjen e thirrur për këtë të premte, kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet. Në mbledhje pritet që të vendoset qëndrimi që deputetët e PD do të mbajnë në seancën plenare të radhës.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg Salianjin, nën akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Këtë vendim Salianji e ka cilësuar si dënim politik, dhe të parin në histori, kur një person dënohet me burg për një vepër të tillë.

 

 



AlbaniaWeb.net