Sat, Nov 28, 2026

Ronaldo nuk “njeh moshë”, shënon sërish dhe udhëheq Portugalinë drejt fitores

Ronaldo nuk “njeh moshë”, shënon sërish dhe udhëheq Portugalinë drejt fitores
  • PublishedOctober 13, 2024
Ronaldo nuk “njeh moshë”, shënon sërish dhe udhëheq Portugalinë drejt fitores

Cristinao Ronaldo, nuk di të ndalet. Sulmuesi portugez pavarësisht se në moshën 39 vjeçare arrin të udhëheq skuadrën e tij, drejt një fitore shumë të rëndësishme, ndaj Polonisë në transfertë 1-3. Ai goditi traversën fillimisht, por më pas çdo gjë shkoi më së miri për ekipin e Roberto Martinez.

Fillimisht ata realizuan me Bernardo Silvën në minutën e 26, pas një asisiti perfekt me kokë nga Ferandez. Më pas ishte rradha e Ronaldos i cili i shte në vendin e duhur në kohën e duhur teksa pasi topi i erdhi nga shtylla e majtë pingule e dërgoi në rrjetë, për golin e 906 në karrierrë dhe të 133 me fanellën e kombëtares, duke e bërë të pakarahasueshëm portugezin me askënd, pasi pas të 30-ave askush nuk ka shënuar më shumë se sa ai.

Polakët u munduan të rihapnin lojën, pas golit të Zielinskit në minutën e 78, por ishin po vetë ata që realizuan në portën e tyre 2 minuta nga fundi i ndeshjes, pas autogolit të pafat realizuar nga Bednarek.

“AlbaniaWeb.net”