Wed, Jun 10, 2026

VIDEO/ Në Majën e Çipinit në Vlorë, Rama ndan aventurën e guximshme të turistëve

VIDEO/ Në Majën e Çipinit në Vlorë, Rama ndan aventurën e guximshme të turistëve
  • PublishedNovember 11, 2024

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i uroj një javë të mbarë qytetarëve me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë pamjet e një grupi turistësh, të cilët janë ngjitur në Majën e Çipinit në Bolenë të Vlorës.

“Mirëmëngjes dhe nga Maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës, me emocionet e atyre që natyrën e kanë lajtmotiv të sfidave të bukura ekoturistike duke na prezantuar në një tjetër formë perlat e Shqipërisë, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.



AlbaniaWeb.net