Wed, Jun 10, 2026

Emergjencë e plotë te Real Madrid, shtohet lista e të dëmtuarve

Emergjencë e plotë te Real Madrid, shtohet lista e të dëmtuarve
  • PublishedNovember 11, 2024

Emergjenca e plotë në infermierinë e Real Madrid, me listën e të dëmtuarve që  vazhdon të jetë në rritje. Pas Carvajal, Militao dhe Vázquez, i padisponueshëm është edhe sulmuesi Rodrygo.

Klubi bën me dije se bëhet fjalë për një dëmtim në muskulin rektus abdominis të këmbës së majtë dhe situata e lojtarit do të monitorohet ditë pas dite. Rodyrgo ka luajtur 11 ndeshje në La Liga këtë sezon, ku ka realizuar edhe 3 gola, ndërsa ka dhuruar edhe një asist.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net