‘Ujku qimen e ndërron, po zakonin se harron’/ Don Xhon në lidhje me një tjetër ruse
![]()
Reperi Don Xhon nuk mund të ndahet nga vajzat ruse. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ndau një video teksa nënkuptoi se ishte në shoqërinë e një vajze nga Rusia. Në këtë video, ajo e mëson atë të shajë në gjuhën ruse.
“Po më mëson keq kjo rusja tjetër,” shkruan Don Xhon në postim.
![]()
Për t’u kujtuar, reperi ka një lidhje të bujshme disa vite më parë me rusen Ariana Lirey, një histori dashurie që bëri jehonë në median rozë.
