Thu, Aug 21, 2025

Merr fund makthi i pritjes, Broja debuton me Everton

  • PublishedDecember 4, 2024

Armando Broja ka debutuar me Everton. Pasi u grumbullua për ndeshjen ndaj Wolves, sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 83-të, duke luajtur diçka më shumë se 10 minuta.

Broja synon që të futet gradualisht në skemat e trajnerit Dyche, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë, që e la jashtë fushave për shumë muaj. Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, me kualifikueset e Botërorit që nuk janë dhe aq larg.

Ylli shqiptar shpreson se do të mund të vijë në formë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kujtojmë që Broja është i huazuar nga Chelsea.


AlbaniaWeb.net