Thu, Aug 21, 2025

E trishtë! Zjarri shkrumbon banesën në Shkodër, humb jetën i moshuari

  • PublishedDecember 4, 2024

Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e shtetasit Gjek Prronaj, 80 vjeç, që i mori jetën.

I moshuari jetonte i vetëm. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.



AlbaniaWeb.net