Sat, Aug 16, 2025

Eneida Bega, fituese e çmimit të parë për teknikën (vetullat) microblading në Itali, vjen në Tiranë më 8-9 dhjetor

  • PublishedDecember 5, 2024

Eneida Bega: “Dua që njerëzit të më zgjedhin për punën që unë bëj, jo për personazhet VIP që vijnë te klinika ime’’.

 

Eneida Bega eksperte në fushën e dermopigmentimit, me një përvojë të gjatë në aplikimin e teknikës microblading në Itali dhe vende të tjera, vjen këtë fundjavë në Tiranë, më datë 8 dhe 9 dhjetor për të ofruar teknikat e saj specifike për klientët shqiptarë.

Rrugëtimi i saj në fushën e dermopigmentimit (tatuazhe estetike) nisi në vitin 2017, pas dy diplomave të marra në fusha të tjera, konkretisht në violinë dhe drejtësi. ‘’ U binda duke dëgjuar atë zërin e vogël brenda meje që më tha të besoja instiktin. Lashë gjithçka pas për të nisur këtë rrugë të re. Sot jam shumë e lumtur dhe krenare ndaj ju them të gjithëve se nëse jeni të vendosur, ëndrrat mund të bëhen realitet. Të bësh zgjedhjen e duhur varet nga ju,’’ thotë Eneida.

Suksesi dhe talenti i saj u evidentua edhe në një konkurs ndërkombëtar, ku Eneida u shpall fituese e çmimit të parë në Itali ne kompeticionin WULOP 2021 si operatorja më e mirë e vitit për teknikën microblading, e para ndër 140 konkurentë, që vinin nga 30 vende të botës. Gjithashtu ajo është master Phibrows e Phiacademy prej 2 vitesh. Ndërkohë që në edicionin e këtij viti të WULOP ishte e ftuar si  live-speaker.

Eneida ti je nga Durrësi, por jeton në Itali. Sa vite u bënë që je larguar nga Shqipëria? Si e kujton fëmijërinë tënde?

Po e vërtetë! Unë jam lindur në Durrës dhe kam jetuar aty deri në moshën 16 vjeç. Më pas bashkë me familjen time u zhvendosëm për të jetuar në Itali, vend ku jetoj dhe punoj edhe sot. E vogël studioja violinë në shkollën e muzikës, një pasion që e përfundova me sukses në Konservator, në Itali. Me pas vazhdova studimet për Juridik pasi ishte një ndër pasionet e mia të tjera, dhe pasi mbarova edhe rrugëtimin si studente juridiku me sukses, vendosa që t’i jap vetes pak kohë për të vendosur se çfarë dëshiroja të bëja si e “rritur”. (qesh).

…dhe vendose ti hyje një rrugëtimi krejt të ri, ndryshe nga sa kishe studiuar më herët?

Mund të them se rastësia dhe pasioni për estetikën dhe të bukurën më çoi të studioja më tej dhe të specializohesha ndër vite në fushën e dermopigmentimit (me fjalë të tjera tatuazhet estetike). Rrugëtimi nisi rastësisht në ditën që unë si kliente e dikujt tjetër u bëra shumë kurioze dhe fillova të informohesha dhe të studjoja këtë fushë, e cila nisi të më pëlqente. Atëherë nuk mendoja se do bëhej “puna ime” kryesore, dhe kjo ndodhi 7 vite më parë.

Aktualisht ke një klinikë-studio ku operon me klientët, krahas tureve që ndërmerr herë pas here si ky në Shqipëri?

Po kam një klinikë timen në Itali në Riçione, por spostohem çdo muaj edhe në Milano apo Tiranë ku kam shumë kërkesa për të gjitha teknikat që unë ofroj, pasi krahas microblading që është një ndër teknikat e shumta që përdorim në sektorin tonë, jam eksperte e trajtimit të vetullave duke përdorur dhe teknika specifike si ‘powder’ (sfumature), ‘fine strokes tatoo’, që është i ngjashëm me microblading por ndryshon mënyra e aplikimit/ekzekutimit (është më e përshtatshme për lëkura të vështira), si dhe teknikën cover up, micro+ shadin. Bëj gjithashtu edhe tattoo removal dhe pigmentimin e buzëve .

Sa azhornoheni me të rejat e fundit në fushën e dermopigmentimit? Ndjek trajnime, lexon në mënyrë autodidakte, mentorim…?

Sigurisht, unë frekuentoj të paktën 2/3 trajinime çdo vit për t’u azhornuar vetë me të rejat e fundit, por për të ofruar edhe më të mirën për klientët e mi. Kjo krahas kongreseve të ndryshme ku marr pjesë shpesh si e ftuar, si juri ose si live speaker, siç ishte dhe një ndër eventet më të fundit, në edicionin e radhës të  Wulop 2024.

Sa zgjat ky proces/teknikë në kohë, çfarë garancie i ofroni pacientëve për jetëgjatësinë e shërbimit të marrë, sepse kohët e fundit sidomos në Shqipëri ka shume raste abuzimi dhe mashtrimi me klientët?

Proceset për aplikimin e shërbimit variojnë në bazë të teknikës që përzgjedhim për çdo rast, në bazë të lëkurës, në bazë të sensibilitetit të gjithsecilit, mesatarisht për të bërë një punë të mirë duhen dy orë! Mund t’a bëj edhe për 40 minuta por kam zgjedhur të mos bëj kompromise me cilësinë e punës sime, dhe kjo vlen edhe për produktet që përdor. Kohëzgjatja e shërbimit/teknikës së marrë varet nga faktorë të ndryshëm! Përveç dorës time dhe cilësisë së materialeve, luan rol të rëndësishëm lëkura, mirëmbajtja, kujdesi që vetë klientja do të ketë më pas, por sigurisht që keto trajtime lindin për të qenë të përkohshëm, nuk zgjasin për tërë jetën.

Në vendet ku ke punuar cilin komb/popullsi do të veçoje më shumë të dhënë pas të bukurës, imazhit, pamjes së jashtme?

Absolutisht vendet si Rusia, Ukraina, Polonia etj, pastaj vijnë vendet aziatike.

Kryesisht është një shërbim që tërheq më shumë gratë, ka dhe meshkuj që bëjnë microblading?

Gati 99% janë femra, por ka edhe meshkuj që dëshirojnë të përmirësojnë imazhin e tyre dhe kjo pjesë kërkon akoma më shumë kujdes dhe njohuri.

Ka raste klientësh që nuk ju lejohet ta aplikojnë këtë procedurë dhe ti vetë ua ndalon, si për shembull një alergji e mundshme apo një arsye tjetër shëndetësore?

Po natyrisht që ka. Kur kemi të bëjmë me lëkurën, çdo veprim duhet bërë me kujdes.  Janë më shumë sëmundjet që mund të ketë lëkura ato që na bëjnë t’i themi “jo” një trajtimi të tillë estetik, sesa alergjitë, pasi këto të fundit ndodhin shumë rrallë; për arsye se produktet që ofron tregu sot janë shumë cilësore dhe vështirë se japin probleme.

Të paktën në Shqipëri kemi vënë re që nuk ka një çmim standard për këtë trajtim, ndryshojnë çmimet nga një qendër estetike te tjetra duke i bërë njerëzit deri diku konfuz. Sa kushton mesatarisht një seancë microblading?

Kosto e shërbimit varjon në bazë të eksperiencës, cilësisë, vlefshmërisë…Ka operatorë që kanë vite punë por nuk kanë arritur ende nivele të larta aplikimi/ekzekutimi të teknikës përkatëse. Talenti bën të vetën, syri gjithashtu, në Itali studenteve të mia iu them gjithmonë të fillojnë të punojnë kur të ndihen gati, dhe çmimi duhet të përkoj patjetër me cilësinë. Në Shqipëri por edhe jashtë normalisht, pjesa më e madhe e qendrave e shesin trajtimin me një çmim shumë të lartë thjesht për biznes, por në shumicën e rasteve çmimi i lartë nuk reflekton cilësinë dhe bukurinë që këto qendra premtojnë! Pra me pak fjalë dëmtojnë imazhin e vetes dhe klientët.

Cila ka qenë po themi dita më e ngarkuar për ty, që ke pritur më shumë klientë?

Ka pasur ditë tepër të lodhshme ku kam punuar për orë të tëra, dhe kam pritur 13 deri në 15 klientë në një ditë.

Sa sadisfaksion merr nga puna jote. Ndonjë personazh VIP që është klient i yti mund të na e përmendësh?

Punën time e dua shumë, e dua sepse më zgjodhi dhe unë e pranova ! E bëj çdo ditë me pasion dhe durim! Vip-a kam po, por preferoj të mos prezantohem me emrat dhe famën e tyre, se sa me cilësinë e punës sime; dua që publiku, klientët të më zgjedhin për punën që unë bëj, jo për personazhet e njohur që vijnë tek unë. Te gjithë klientët, VIP ose jo, kanë të njëtjën rëndësi për mua, dhe unë i trajtoj si të barbartë, pas asnjë lloj diferencimi.