Wed, May 7, 2025

Përfundojnë punimet për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban të Shkodrës, Rama: Sigurohen mbi 500 hektarë tokë bujqësore dhe zona të banuara

  • PublishedDecember 6, 2024

Punimet për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban të Shkodrës kanë përfunduar, siç lajmëron kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ndan pamjet nga punimet e përfunduara.

Krahas videos së postuar, kreu i qeverisë shkruan se nga këto punime garantohen mbrojtja e mbi 500 hektarë tokë bujqësore dhe zonave të banuara aty pranë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES
dhe me punimet e përfunduara për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban të Shkodrës, që garantojnë mbrojtjen e mbi 500 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave të banuara nga gërryerjet e lumit Drin, ju uroj një ditë të mbarë