Sun, Aug 17, 2025

Përmbyten rrugët në qytetin e Durrësit! Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullim (FOTO)

  • PublishedDecember 6, 2024

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke krijuar jo vetëm vështirësi në qarkullim por disa lagje dhe rrugë u përmbytën menjëherë.

Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 18 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bënë të pakalueshme.

Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë planifikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë, do të lundrojnë sipas orarit të përcaktuar nga porti i Durrësit.