Sat, May 3, 2025

Moti i keq “ndal” Brojën, shtyhet derbi Everton-Liverpool

  • PublishedDecember 7, 2024

Pasi debutoi kundër Wolves, derbi përballë Liverpool ishte një shans i shkëlqyer për të parë sërish Brojën në aksion. Për fat të keq, ky takim do të luhet në një datë të dytë pasi ekipi i Everton njoftoi se derbi përballë Liverpool është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Anglinë e ka prekur këto ditë stuhia “Darragh”, e shoqëruar me era të forta.

Organizatorët nuk ofrojnë garanci për të zhvilluar këtë takim në kushte normale duke sjell në fund shtyrjen e takimit Everton-Liverpool.


AlbaniaWeb.net