Kroos rikthehet të flasë për largimin nga futbolli: Vendimi, në kohën e duhur!
Toni Kroos u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare, pasi fitoi titullin dhe Champions me Realin, ndërsa kontribuoi edhe për Gjermaninë në Europian. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kroos u shpreh se vendimi, u mor në kohën e duhur.
“Për fat të mirë, kam arritur të gjej kohën e përsosur për t’u pensionuar në Real Madrid. Dalja në pension dhe koha ishte ashtu siç kam dashur gjithmonë”- tha ai.
(J.S/)