Sun, Aug 17, 2025

United pëson disfatë, Nottingham feston në Manchester

  • PublishedDecember 7, 2024

Manchester United pëson disfatë 1-2 ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e Premier League. Mysafirët treguan se nuk kishin ardhur thjeshtë për shëtitje, teksa shënuan shumë shpejt me Milenkovic. Hojlund mendoi për të barazuar shifrat,  në minutën e 18-të.

Nottigham e nisi në mënyrë perfekte pjesën e dytë, pasi “tundi rrjetën” me Gibbs White dhe Wood. “Djajtë e kuq” u zgjuan pas golit të Fernandes, por skuadra modeste e Espirito Santos mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund. United, pas kësaj humbje, renditet në vendin e 13-të.


AlbaniaWeb.net