Thu, Aug 14, 2025

FOTOLAJM/ Vjosa Osmani takohet me Elon Musk në inagurimin e rihapjes së katedrales Notre-Dame

  • PublishedDecember 8, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me miliraderin Elon Musk në cermoninë e inaugurimit të katedrales “Notre-Dame” në Paris.

Siç duket edhe nga fotot Vjosa Osmani ka biseduar me miliarderin Elon Musk, të cilit Trump i ka premtuar post me rëndësi në qeveri, pasi ai të marrë zyrtarisht presidencën e SHBA me 20 janar të vitit 2025.

eloni vjosa

Presidentja shfaqet e buzëqeshur teksa bisedon me Musk.

Vjosa Osmani bëri më herët një postim në rrjetin e saj social në platformën “X” ku zbardhi detaje nga biseda me milarderin Elon Musk.

Vjosa Osmani. Elon Musk
Me Elon Musk në Paris. Një bisedë e madhe për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”, shkroi Osmani në një postim në rrjetin social “X” (ish-Twitter).

Presidentja e Kosovës u takua gjithashtu në Paris edhe me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.