Sun, Aug 10, 2025

Dita ndërkombëtare anti-korrupsion, Klevis Balliu: Prezente në vendin tonë prej 12 vitesh! PD do i kthehet betejës me çdo njeri qe ka futur duart në xhepat e qytetarëve

  • PublishedDecember 9, 2024

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dhënë një deklaratë për media për ditën e sotme, 9 dhjetor, e cila njihet si dita ndërkombëtare anti-korrupsion.

Balliu u shpreh se përgjatë 12 viteve, korrupsioni ka qenë i pranishëm në Shqipëri.

Ai tha se institucionet e vendit, janë bërë pjesë e aktiviteteve korruptive.

“Prej 12 vitesh, nga aferat e inceneratorëve, deri tek Porti i Durrësit dhe TEC-et e Vlorës, Shqipëria është mbytur vetëm nga korrupsioni. Arsyeja themelore e këtij krimi që është bërë gjatë këtyre 12 viteve, është personi që qëndron në këtë godinë, Edi Rama, si promovuesi dhe arkitekti i çdo aferë korruptive në Shqipëri.”, shtoi Balliu.

Sakaq, koordinatori i Tiranës për PD-në, u shpreh se me ardhjen e kësaj force politike në pushtet do të luftohet çdo aferë korruptive si dhe personat të cilët janë “futur në xhepat e qytetarëve.”

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU

Përshëndetje!
Sot është data 9 dhjetor, dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, por fatkeqësisht për vendin tonë prej 12 vitesh kemi vetëm korrupsion.
Prej 12 vitesh, nga aferat e inceneratorëve, deri tek Porti i Durrësit dhe TEC-et e Vlorës, Shqipëria është mbytur vetëm nga korrupsioni. Arsyeja themelore e këtij krimi që është bërë gjatë këtyre 12 viteve, është personi që qëndron në këtë godinë, Edi Rama, si promovuesi dhe arkitekti i çdo aferë korruptive në Shqipëri.
Për fatin tonë të keq si komb, institucionet të cilat do duhet të bënin luftën kundër korrupsionit janë bërë pjesë e këtyre aktiviteteve korruptive që kanë varfëruar qytetarët.
Pikërisht, në këtë godinë, nga njeriu i cili drejton sot vendin, deklarohet që nuk ka para për pensionistët, që nuk ka para për qytetarët, nuk ka para për Shqipërinë.
Por ndërkohë, në këtë godinë bëhen aferat korruptive të tmerrshme siç janë, nga 4 milionë euro për një ballkon, e deri tek 80 mijë euro në ditë për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe 80 mijë euro në ditë për TEC-e që nuk funksionojnë.
Të gjitha këto afera korruptive kanë një emër, dhe ai është Edi Rama.
Sot në datën 9 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, Partia Demokratike garanton qytetarët që me ardhjen në pushtet do t’i kthehemi një beteje të pakompromis me çdo aferë korruptive dhe me çdo njeri që ka futur në xhepat e qytetarëve.
Faleminderit!